Një aksident ka ndodhur natën e sotme në Prishtinë, konkretisht në rrugën e Gërmisë ku një makinë është rrokullisur, duke lënë të lënduar drejtuesin e saj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi ka thënë për Reporterin se deri te aksidenti ka ndodhur pasi, vetura që ishte në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrokullisur.
Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit.
“Aksidenti ka ndodhur rrugës për Gërmi në ora 20:12. Një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrukullis, drejtuesi i veturës është lënduar si pasojë e aksidentit”, ka thënë Krasniqi për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.