Një vajzë e moshës 20-vjeçare nga Gjakova është dërguar me urgjencë sonte në Klinikën Infektive të QKUK-së, pasi dyshohet që ka simptoma të koronavirusit.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ilmi Shala, ka thënë se një vajzë e moshës së re dyshohet për koronavirus dhe është dërguar për në Prishtinë.
“Një vajzë e moshës së re, 20 vjeçare është transportuar për Prishtinë, ajo ka ardhur në spital pasi ka pasur temperaturë. Vëllai i ka ardhur nga Italia. Menjëherë e kanë dërguar për Prishtinë. E kanë izoluar dhe janë duke ia bërë analizat, rezultatet nuk kanë dalur ende”, ka deklaruar Shala për Sinjali.
Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se ende nuk është konfirmuar asnjë rast në Kosovë./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.