Të gjithë kosovarët ë kanë mbetur nëpër shtetet e huaja, kanë marrë një njoftim. Aty u lejohet vetëm edhe sot që të udhëtojnë për në Kosovë. Kjo ka bërë që të ketë radhë të gjata nëpër aeroporte.
Një lexues i Gazetës Express ka treguar se kompania ajrore e ka njoftuar atë për këtë vendim.
“Biletën kthyese e kam marrë shumë shtrenjtë”, ka thënë lexuesi për Express.
Sipas të njëjtit, në aeroport aktualisht ka radhë të gjata të pritjeve të kosovarëve që kanë mësyrë Kosovën.
“Ka shumë tollovi. Sot është afati I fundit për të ardhur ndryshe mbesim këtu”, ka thënë lexuesi për Express.
I njëjti ka dërguar edhe foto nga aeroporti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.