Blerim Meholli, një kosovar nga Mitrovica që jeton në Gjermani ka njoftuar se dalur pozitiv me koronavirus, shkruan Reporteri.net.
Meholli ka thënë se aktualisht ndodhet për trajtim në një spital në Gjermani, ku mjekët po përcjellin gjendjen e tij.
Ai u ka bërë apel të gjithë bashkatdhetarëve në Kosovë që të kenë kujdes maksimal, të mbrojnë vetën dhe familjen.
Deri tani, në Gjermani janë konfirmuar mbi 1600 të prekur, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë.
Kujtojmë se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast pozitiv me këtë virus, gjersa pothuajse çdo ditë ka raste të dyshuara. Vendi ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e pandemisë që ka përfshirë botën. Ndër masat e ndërmarra është edhe ndalimi i fluturimit nga zonat e prekura, si Italia, Zvicra e Gjermania, ku ka një numër të madh kosovarësh.
Ndërkaq të gjithë kosovarët që kanë mbetur nëpër shtetet e huaja, u lejohet vetëm edhe sot që të udhëtojnë për në Kosovë. Kjo ka bërë që të ketë radhë të gjata nëpër aeroporte. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.