Pas Gabbiadinit, edhe katër lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus në shtëpinë e Sampdorias, bashkë me ta edhe mjeku Amedeo Baldari.
Klubi gjenovez bën të ditur se ata janë Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby.
Ata janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe në shtëpinë e tyre në Xhenova.
Klubi menjëherë zbatoi të gjitha procedurat e kërkuara me ligj”.
Komunikata Sampdorias:
“Sampdoria rithekson se menjëherë ka aplikuar të gjitha procedurat e kërkuara me ligj: të gjitha ambientet e klubit janë të mbyllura, ekipi, menaxherët dhe punonjësit e përfshirë potencialisht janë në izolim vullnetar në shtëpi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.