Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të mos ketë frikë nga përhapja e coronavirusit.
Kurti, përmes një statusi në Facebook, ka treguar edhe si duhet mbrojtur nga infektimi potencial, por edhe ka thënë se ata që kanë simptoma t’i shmangen vizitave në spital dhe të telefonojnë në në numrin 038 200 80 800.
“Pa frikë e me kujdes të shtuar!
Nëse keni simptoma, mos shkoni në spital! Telefononi në: 038 200 80 800”, ka shkruar Kurti.
Në vendin tonë deri tani janë identifikuar tre persona të prekur me coronavirus.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë vendim për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.