Në Kosovë është rritur numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe dy raste, teksa numri total është rritur në 5, shkruan Repporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se bëhet fjalë për një mashkull 42 vjeçar i cili kishte qenë në kontakt me 77 vjeçarin nga Stublla e Vitisë që dje doli pozitiv në koronavirus.
Ndërkaq rasti i dytë është një 37 vjeçare shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.
Për shkak të këtij virusi, Qeveria e Kosovës ka ndërprerë procesin mësimor në vend, ka mbyllur kufijtë dhe dyqanet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.