Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sontme në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.
Policia ka konfirmuar për Reporterin se viktima është transportuar në gjendje të rëndë fillimisht për në spitalin e Gjakovës, ndërsa më vonë për shkak të përkeqësimit të gjendjes është transferuar për në QKUK.
I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma.
“Sot me datën 14.03.2020, rreth orës 15:30, jemi njoftuar për një rast plagosje në fshatin Bishtazhin, ku viktima i lartcekur në gjendje të rëndë ishte transportuar nga një qytetar për në spitalin Isa Grezda në Gjakovë. Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin e lartcekur i cili ka pranuar veprën dhe ka dorëzuar armën e cila sipas tij është përdorur në rast, AL47. I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar. Ndërsa patrulla në spital kemi mësuar se viktima për shkak të gjendjes së rëndë ishte dërguar me autoambulancë në QKUK. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, si dhe janë ftuar të gjitha njësitet përgjegjëse për rast”, ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i Policisë së Gjakovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.