Fillimisht parashihej që takimet të luhen me dyer të mbyllura, por konfirmimi i rasteve të Artetas e Hudson-Odoit riktheu gjithçka nga zeroja.
Premier Liga vendosi që t’i pezullojë dy xhirot vijuese, si formë parandalimi ndaj pandemisë e cila tani ka prekur edhe ishullin.
Dy skuadrat e Premier Ligës ndërkaq, Aston Villa dhe Brighton kanë vendosur që shujtat ditore të cilat ishin të rezervuara për lojtarët për ndeshjet e javës së kaluar, t’i dhurojnë për të pastrehët.
Kujtojmë, Aston Villa supozohej të përballej me Chelsean, derisa Brightoni do të luante ndaj “topçinjëve”, por që asnjëri takim nuk u zhvillua.Deri më tani në ishull, nga virusi kanë ndërruar jetë 21 persona, kurse edhe më tutje primatin në Evropë për nga numri i viktimave e ka Italia me 1441 sosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.