Ndërsa ka shkuar në 9 numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë, është shqetësuese se para opinionit organet gjegjëse po japin informata të ndryshme sa i përket komunave të prekura.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfrimoi para pak minutash në Facebook se janë paraqitur edhe 4 raste të reja me koronavirus, siç tha ai 3 në Malishevë e 1 në Podujevë, duke u shënuar rasti i parë në këtë komunë.
Por informata të ndryshme nga ministri ka dhënë infektologu i QKUK-së, Shemsedin Dreshaj, i cili ka thënë për Dukagjinin se në Podujevë janë shënuar dy raste, shkruan Reporteri.net.
“Vijnë nga vende të ndryshme, ka prej Malisheve, Vitisë, Klinës dhe një burrë dhe një grua nga komuna e Podujevës, janë të moshës madhore”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.