Ka dalë të blejë barnat që i duhen. E këtë, ky qytetar nga Klina po e bën pa hyrë në barnatore.
Masat mbrojtëse të shtuara që po merren në këtë qytet kanë si arsye një nga rastet e para me koronavirus.
Një 20 vjecare, shtetase e Italisë, që po qëndronte në Klinë, tashmë është shtrirë në QKUK, pasi është infektuar me coronavirus.
E ani pse u dërgua menjeherë në QKUK dhe nuk shkoi në Qender të Mjekësisë Familjare , ky institucion shendetësor ka ngritur tendë në oborr për ata që mund të kenë nevojë pasi sipas raportimeve, 20 vjecarja dyshohet të ketë qëndruar në disa vende, para ekzaminimit mjekësor, transmeton express.
Sidoqoftë, Klina u pa e qetë.
Vendimi i qeverisë po respektohej gjithandej në qytet dhe lëvizjet më të shpeshta ishin me vetura.
Klina është nder qytetet e para që u izolua pasi që me 13 mars u konfirmua se një 20 vjecare italiane me qëndrim në këtë vend ishte e infektuar sikur edhe një 77 vjecar nga Vitia.
Më pas u konfirmuan edhe 3 raste të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.