Pas lajmit se tre futbollist të Valencias kanë Koronavirus, Atalanta është futur në karantinë pasi ka qenë kundërshtari i fundit i tyre, në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse kanë qenë në njërin nga vendet më të prekura nga kjo pandemi, skuadra nga Bergamo nuk ka raportuar të ketë ndonjë të prekur.
Megjithatë, si masë mbrojtëse, Berat Gjimshiti me shokët do të rrinë të vetë-izoluar të paktën për dy javët e ardhshme.
Nga tre futbollistët e infektuar me koronavirus, Ezequiel Garay, Eliaquim Mangala dhe Jose Gaya – vetëm Gaya luajti në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas më 10 mars në Mestalla.
Atalanta në atë ndeshje shkroi historinë duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.