Cesca Fabregas ka zbuluar se ia kishte blerë Willy Caballeros një makinë Range Rover kur të dy po luanin së bashku në Chelsea… por ajo nuk ishte tamam makina e re për të cilën portieri argjentinas po shpresonte.
Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën, një burrë që rrallë herë frikësohet t’i gjuajë penalltitë, theksoi se shpesh herë vente baste me portierët pas ushtrimit të penalltive në stërvitje.
Për shkak se i ka shënuar 15 penallti në karrierën e tij, është e kuptueshme që Fabregas kishte pasur shumë vetëbesim kur e kishte sfiduar Caballeron, duke ia premtuar një Range Rover nëse ai do t’ia mbronte penalltinë.
Dhe, Caballero, i cili njihet për rekordin e tij të mirë në pritjen e penalltive, e mbrojti penalltinë e spanjollit.
Lëre që i duhej të harxhonte për ta blerë makinën, por Fabregas ishte ndier si njeriu më budalla në tokë.
Megjithatë, në bastin e tij nuk thuhej se Range Roveri duhej të ishte i ri… prandaj Fabregas ia bleu Caballeros një Rover të vjetër, i cili ishte gjetur në një oborr me xhamin e përparmë plotësisht të krisur, i cili i kushtoi atij vetëm 950 funte.
Videoja, e postuar nga Fabregas, shfaq momentin kur Caballeros i prezantohet makina para bashkëlojtarëve të tjerë të Chelseat, përfshirë Pedron dhe Marcos Alonso.
“Mësimi i këtij tregimi është: Mos vë bast fare, për asnjë çmim”, tha Fabregas.