Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se personat e infektuar me koronavirus janë në gjendje stabile.
Ajo tutje ka shtuar nëntë persona prej 13 të prekurve me koronavirus persona janë në infektivë
Ajazaj-Berisha ka shtuar si i gjithë stafi janë në gatishmëri.
“Nëntë persona janë në Infektivë dhe janë në gjendje stabile. Për momentin jemi mirë me furnizimin dhe i gjithë stafi janë në gatishmëri. Ne jemi në emergjencë që prej 8 shkurtit”, ka thënë ajo.
Sipas saj në Klinikën Infektive janë personat të cilat përveç infektimit me koronavirus kanë edhe sëmundje tjera.
“Në Infektivë janë rastet të cilat janë me Covid-19 dhe që kanë sëmundje të tjera. Katër persona që janë në vetizolim janë vetëm me Covid-19”, ka thënë ajo.