Coronavirusi duket se po ndryshon rrënjësisht kalendarin futbollistik por jo vetëm.
Për shkak të shtyerjeve të ndeshjeve tani edhe afati i transferimeve mund të hapet dhe të mbyllet më vonë sesa normalisht.
Tani pothuajse është bërë e ditur që EURO 2020 do të shtyhet pasi ndeshjet e Champions League dhe Europa League do të mbahen në qershor dhe kjo gjë do të ndikojë shumë edhe në merkato.
Ka një hipotezë që thuhet se afati do të hapet në fillim të korrikut dhe do të zgjasë deri në gjysmë të shtatorit sipas raportimeve të gazetës La Nazione.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.