Gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Vushtrrisë është paraqitur një rast si i dyshuar për koronavirus. Ky person tashmë gjendet në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku po pret rezultatet pas marrjes së mostrave nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Se ky person dyshohet për infektim me koronë, e ka konfirmuar për Express edhe drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.
“Shtabi Komunal anti Covid-19 sot ka mbajtur takimin e radhës. Njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë që në 24 orët e fundit është paraqitur 1 rast i dyshuar për Coronavirus, i cili është vizituar nga shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në shtëpinë e të dyshuarit/es dhe konfrom protokolit shëndetësor është dërguar në Klinikën Infektive të SHSUK, nga ku po presim rezultatet e analizave”, thuhet ndërkaq në deklaratën e zyrtarëve nga Vushtrria.
Ai ka bërë thirrje që qyetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre si dhe t’i ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.