Një person i moshuar është goditur me veturë derisa po e kalonte rrugën, raporton IndeksOnline.
Aksidenti ka ndodhur te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e viktimës ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Një aksident trafiku ndodhi më parë edhe te Katedralja në Prishtinë ku u përfshinë tri automjete.