Infektologu Sali Ahmeti ka bërë të ditur se gjendja e 15 personave të prekur nga Covid-19 në Kosovë është stabile dhe pa rrezikshmëri.
Në një intervistë për Klan Kosova ai theksoi se gjendja më e rënduar është e pacientit 77 vjeçar nga Vitia, i cili u diagnostifikua të premten, por se nuk lidhet me virusin mirëpo me gjendjen shëndetësore paraprake.
Ahmeti gjithashtu dha detaje edhe për dy personat e fundit që rezultuan pozitiv për koronavirus.
“Çifti 26 vjeçar ka qenë për një vizitë në Britaninë e Madhe dhe pas kthimit të tyre kane pasur shenja të etheve dhe temperaturë, mirëpo kanë qenë simptoma të lehta dhe pa manifestime klinike”.
“Gjendja e tyre është e mirë pa ndonjë shqetësim apo problematikë shëndetësore që do të shkaktonte rrezikshmëri”.
Ahmeti gjithashtu tha se ka një frikë të madhe tek qytetarët që më shumë lidhet me virusin se sa me gjendjen reale shëndetësore të tyre, përderisa dha edhe një mesazh për të gjithë.
“Dua të bëj apel tek të gjithë qytetarët që të mos e marrin me shqetësim të madh. Deri më tani gjykuar në bazë të rasteve që kemi ne, sëmundja shkon jo me simptoma të rënda. Deri më tani kemi pasur të sëmurë me manifestime të lehta”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.