Situata jo e zakonshme që po mbretëron në vendin tonë si në mbarë botën për shkak të koronavirusit, fatkeqësisht nga persona të caktuar po përdoret edhe për qëllime të tjera.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, njëherit nënkryetar i kësaj komune sikur nuk ka gjetur kohë më parë, ai sot ka bërë “humanistin”, duke thënë se ju ka dalë në ndihmë disa familjeve nevojtare.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për 100 familje në nevojë sot ka shpërndarë 100 pako ushqimore dhe higjenike.
“50 përfitues janë nga lista e familjeve në nevojë, kurse 50 familje janë përzgjedhur nga Shoqata HANDIKOS”, ka shkruar ai.
Ky veprim i tij padyshim se mund të shihet si një fushatë e hapur, pasiqë si nënkryetar i komunës ka mundur kohë më parë t’i ndihmoj familjet në fjalë, e jo tani kur është në garë me Shpejtim Bulliqin e VV-së dhe Naim Fetahun e PDK-së.
Për më tepër kandidati i LDK-së, Rudari e ka sponzorizuar postimin e tij, çka tregon se më shumë veprimi i tij është një reklamë, se një brengë e vërtetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.