Pandemia koronavirus, ka prekur të gjitha shtetet e botë, me këtë edhe Anglinë, ku tashmë shkollat dhe çdo aktivitet tjetër është mbyllur.
Përveç shkolla edhe aktivitetet sportive janë ndaluar, deri në njoftimin e radhës, e njeriu më i shqetësuar për përhapjen e këtij virusi është legjenda e Man United, Rio Ferdinand, shkruan Reporteri.net.
Ferdinand, thotë se shqetësohet për fëmijet, dhe kërkon nga njerëzit se nëse dijnë ndonjë program se si të mësojnë ata nga shtëpia.
“Mbyllja e shkollave si rezultat i pandemisë COVID19 më kanë shqetësuar! A e di dikush ndonjë mjet në internet që unë mund ta përdori për të ndihmuar fëmijët e mi të mësojnë. Dhe këtë le ta bën çdo prind”, shkroi Ferdinand në “Twitter”.
Kujtojmë se edhe Premierliga ka pezulluar aktivitetin sportiv për një kohë ende të pacaktuar.
All these school closures from the #COVID19 have got me worried! Does anyone know of any online tools that I can use to help my kids learn if/when their school closes?? Asking for all the other parents out there too!
— Rio Ferdinand (@rioferdy5) March 17, 2020