Presidenti Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme një intervistë të dhënë për News 24 në ‘Facebook’-un e tij.
Presidenti është shpreh se ai ka bërë analizën nëse ishte i prekur apo jo nga COVID-19 dhe ka rezultuar negativ.
“Unë kam bërë testin, mora një informacion që kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar dikush që unë e njihja, por që nuk ja kishim dhënë dorën, kishte rezultuar me Koronavirus. Atëherë ishte detyra ime për të verifikuar nëse kisha pasur një virus të tillë ndërkohë që u kisha dhënë dorën më parë edhe shumë personave të tjerë, përfshirë edhe drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë që janë në vijën e parë të kësaj beteje. Të gjithë ata që janë të prekur askush nuk duhet të hezitojë, sepse ndoshta është edhe ajo ndjesia jo e këndshme që mund të identifikohesh në publik si bartës i këtij virusi. Ishte kontroll i dyfishtë dhe kam dalë negativ”, ka thënë Meta.
Ndryshe, Edi Rama kishte refuzuar ta bënte kontrollin për koronavirus, me arsyetimin se nuk kishte pasur ndonjë kontakt të dyshimtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.