Italia është e pushtuar nga virusi COVID-19, i cili është shpërndarë pothuajse në të gjithë botën dhe për momentin më aktiv është në Itali.
Teksa qindra njerëz humbin jetën çdo ditë mjekët italianë ndodhen në kushte të vështira pune, ku ju mungojnë disa nga mjetet kryesore për të ndihmuar pacientët që janë pozitivë me virus.
Klubet italiane janë angazhuar së fundmi duke dhënë disa donacione në mënyrë që departamente dhe fondacione mjekësore të sigurojnë mjetet e nevojshme për të luftuar ndaj Coronavirus.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane presidenti i Juves dhe familja e tij kanë dhuruar gati 10 milion euro për Departamentin e Mbrojtjes Civile.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.