Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lindita Haxhitasimi ka folur rreth çështjes së infektimeve me koronavirus dhe shkuarjen e shqiptarëve në Kosovë.
Sipas saj, tani Italia gjendet në fazën akute të covid-19.
Megjithatë, ajo bën thirrje që kosovarët duhet të jenë të qetë.
“40.500 kosovarë jetojnë në Itali por nuk duhet të kthehen të gjithë me doemos në Kosovë. Fatmirsisht deri më tani s’ka ndonjë shqiptarë të prekur nga covid-19. Në baza të kuadrit ligjor, shtetësia dhe identiteti mbrohen.
Ne deri tani kemi bërë thirrje që mos ta marrin rrugën dhe duhet të jemi të disiplinuar”, ka thënë ajo per T7, transmeton Indeksonline.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.