Duket se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të marrë një masë drastike për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas Ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku është një ide në kuadër të Qeverisë që të gjithë ata qytetarë të Kosovës që vijnë nga vende të tjera, do të futën në një karantinë të veçantë. Në emisionin Pressing ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për karantinën në Vranidoll, për të cilën Reporteri shkroi disa ditë më parë.
Gjithsesi, Abdixhiku ka thënë se kushdo që vjen nga jashtë do të vendoset në një karantinë të veçantë dhe jo në shtëpi. Kjo do të bëhet për 14 ditë. “Propozim i ministrit të shëndetësisë që do të diskutohet në Qeveri”, ka thënë ai.
Ai është lutur të gjithë atyre jashtë Kosovës që të mos bëjnë udhëtime të panevojshme drejt Kosovës. Ka siguruar se edhe atyre që iu ka skaduar viza dhe gjenden në Evropë, nuk do të kenë probleme edhe nëse nuk kthehen. Kosova aktualisht ka 19 raste me koronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.