Presidenti i vendit, Hashim Thaci, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka njoftuar se në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe të ndodhë tejkalimi i gjendjes të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
“Tani ballafaqohemi me një të keqe që mund ta kalojmë vetëm bashkërisht”, ka bërë thirrje i pari i vendit në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
“Jemi nën rrethana të papërjetuara më parë”, tha ai duke bërë thirrje që të mos krijohet panik, shkruan Reporteri.net.
“Pa dashur që të nxis panik, por thërras për vigjilencë edhe përgjithësi që ta ndihmojmë dhe ruajmë njeri tjetrin”, tha Thaçi.
“Do të ishte papërgjegjësi e madhe injorimi dhe mos marrja e gjitha masave që kemi si shtet dhe shoqëri”, shtoi presidenti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.