Me të çelur sytë, 75 vetura presin në radhë për miell, po ndodhë në këtë qytet të Kosovës
Pa nisur mirë dita, radha e veturave po ngjanë me kohë lufte. 75 vetura të tipeve të ndryshme janë parkuar skaj rruge në Lipjan për të pritur radhën që të sigurojnë miell.
Krejt kjo po ndodhë tek mulliri Qali në Lipjan, shkruan indeksonline.
E pritjet e gjata po ndodhin në një ditë me plot dilema për kosovarët. Pikërisht sot do të vendoset nëse do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend, apo jo.
Këtë do ta vendosin deputetët në Kuvendin e Kosovës me shumicë votash.