Kristine Assange, nëna e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, u ka kërkuar autoriteteve britanike të jenë të butë ndaj djalit të saj, i cili aktualisht ndodhet në një burg të Londrës.
Assange u arrestua dje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, dhe nëna e Assange tha se djalit të tij iu mohua e mundësia e kujdesit mjekësor, si dhe shumë të drejta tjera, shkruan AP, transmeton Reporteri.net.
“Ju lutem jini të durueshëm, të butë dhe të sjellshëm ndaj tij”, i tha ajo policisë dhe stafit të gjykatës.
Assange u arrestua dje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku kishte qëndruar për gjashtë vjet me radhë. Gjyqtari tha se Assange do të paraqitet para gjykatës më 12 qershor, kur kërkesa e SHBA-ve për ekstradimin e tij do të konsiderohet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.