×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Nuk bëhen aventura me shtetin, nesër Nisma merr vendimet për mocionin

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 23:01
    Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate

    Nisma Socialdemokrate do të mblidhet nesër për mosbesimin që pritet ta inicioi kreu i LDK-së, Isa Mustafa për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.


    Kështu ka thënë për Klan Kosovën, vet Kreu i Nismas Fatmir Limaj ndërsa tha se opozita i mirëpret mosbesimet e tilla por pritet të dalin me qëndrim final.

    ‘’Janë zhvillime të pritshme’’.

    ‘’Natyrshëm nuk kam parë një përfundim tjetër sesa kjo e sotmja. Nisma nesër do të mblidhet për ta diskutuar këtë temë’’.
    ‘’Parimisht opozita gjithmonë mirëpret mocionet e mosbesimit. Kjo është e pritshme, kjo e sotit është më tepër një shkas’’.

    ‘’Ju kujtohet votimi i Kryetarit të Kuvendit pa u konsultuar me kabinetin. Pastaj taksa’’.
    ‘’Fatkeqësisht Kosova duhet të jetë e kujdesshme me aventura të tilla. Nuk bëhen aventura me shtetin’’.
    ‘’Tashmë është dëshmuar se një Qeveri që nuk mbështet partneritetin me SHBA-të nuk ka jetë’’.
    ‘’Tani ne duhet të marrim vendim për mocion e shohim me radhë’’.
    ‘’Duhet respektuar rregulloret dhe ligjet. Përndryshe Kosova ka institucione që do të vazhdojë të kujdesen për të luftuar koronavirusin’’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!