Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar menjëherë mendimin për Isa Mustafën. Nga dikur që e quanin ‘argat të Serbisë’ e bën ‘profesori’ dhe koalicionin me të e quanin koalicion të shpresës. Por sot LDK vendosi ta braktisë këtë koalicion pas 44 ditëve.
Kjo pasi pati shumë pakënaqësi që rezultuan me shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm.
Në këtë rrethanë LDK vendosi të nis procedurat e rrëzimit të Qeverisë. Tash në Vetëvendosje e kanë kthyer mendimin e dikurshëm për Mustafën.
Yll Rugova, që para disa ditëve u emërua zëvendësministër në Ministri të Kulturës dhe Sportit e ka kthyer parullën e dikurshme të VV-së për Isa Mustafën.
“Prap aktuale parulla: Isa, Hasha, Esat Pasha!”, ka shkruar ai ne një status në Facebook.
Do të mbetet të shihet nëse do të ashpërsohet edhe më tutje gjuha. Në ditët në vazhdim pritet që mocioni të shkojë në Kuvend./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.