×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita sot tregon nëse do ta përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 7:59

    Partitë opozitare sot do të shprehin qëndrimet e tyre rreth situatës së re të krijuar dhe vendimit të Lidhjes Demokratike që do të iniciojë votën e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.


    Pas shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, u mblodh kryesia e LDK-së dhe më pas kreu i kësaj partie doli më qëndrim për mocionin e mosbesimit.

    Partia më e madhe opozitare PDK, si dhe AAK dhe Nisma kanë paralajmëruar se sot do të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me propozimin e LDK-së dhe nëse do ta përkrahin.

    Nëse kreu i LDK-së, Isa Mustafa e quajti shkelje të marrëveshjes dhe të papranueshme shkarkimin e Veliut, kryeministri Kurti tha se ish-ministri kishte tradhtuar dyfish, ndaj qeverisë dhe ndaj Policisë së Kosovës.

    Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!