×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i ri i qeverisë, sot pritet ardhja e udhëtarëve nga Stambolli

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 8:06

    Tashmë në Aeroportin e Prishtinës fluturimet mund të realizohen në arritje edhe me udhëtarë, ndryshe nga vendimi i mëparshëm që e ndalonte ardhjen e udhëtarëve por vetëm të aeroplanëve me ekuipazh.


    Megjithatë, vendimi i qeverisë është i kufizuar për fluturimet në arritje me udhëtarë pasi ata duhet të jenë vetëm me nënshtetësi kosovare apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s’kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë për shkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës.

    Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, sot është planifikuar një fluturim në ardhje nga Stambolli me udhëtarë.

    Ndërsa në nisje nga Prishtina sot do të realizohen katër fluturime.

    Prishtinë-Stamboll 1 fluturim

    Prishtinë-Dusseldorf 1 fluturim

    Prishtinë-Munich 1 fluturim

    Prishtinë-Zurich 1 fluturim

    ANP “Adem Jashari” iu kujton të gjithë udhëtarëve me shtetësi kosovare se për fluturimet në arritje në Prishtinë, luten që të kontaktojnë zyrat e ambasadave të Kosovës në shtetet përkatëse ku ndodhen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!