×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehen në Kosovë 39 persona që ishin në shtete të ndryshme, vendosen në karantinë në Konvikte

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 10:25

    Ministri i Infrasktrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra.


    Ai ka bërë të ditur se ata do të vendose në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

    Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.

    E falënderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë.

    Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë.

    https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157200572507759

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!