Kryeministri Albin Kurti ka bërë sot një vizitë në Policinë e Kosovës. Dhe këtë, një ditë pasi e largoi nga detyra e shefit te të gjithë policëve Agim Veliun që ishte deri tash Ministër i Brendshëm.
Për vizitën e tij ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate.
Ai është shoqëruar nga U.D Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla dhe vizatuan Qendrën Operative të Policisë së Kosovës, ku u pritën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj.
Sipas komunikatës, Kryeministri Kurti u njoftua nga eprorët e lartë të Policisë së Kosovës, për angazhimet që janë duke i bërë sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe për funksionet që ka qendra operative e Policisë, në monitorimin dhe e mbulimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.
Më ketë rast Kryeministri Kurti, falënderoi të gjithë zyrtarët policor, që në këtë situatë pandemike të koronavirusit (COVID-19), që ka përfshirë vendin tonë, janë duke treguar guxim dhe dije në menaxhimin e situatës dhe njëkohësisht duke u kujdesur edhe për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Kryeministri Kurti theksoi se duke parë situatën në teren, Qeveria e Kosovës “është dashur të merr vendime për t’iu përgjigjur situatës dhe natyrisht që Qeveria e Kosovës po bënë përpjekje maksimale që të menaxhojë sa më mirë këtë situatë për tu ndalur në ndihmë qytetarëve të vendit.
Më pas Kryeministri Kurti vizitoi edhe Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit dhe Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që është hapur sot pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar.
Me këtë rast Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimet e U.D ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe të stafit të MPBAP-së për punën që po bëjnë për tu përballur me këtë situatë.
Në një konferencë pas vendimit të LDK-së, kryeministri Kurti akuzoi ish ministrin Veliu se ka ‘tradhtuar’ policët e Kosovës kur ka propozuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend, siç kishte kërkuar edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Agim Veliu.