×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së konfirmon se nuk e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 19:26

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se nuk e ka nënshkruar mocionin për shkarkimin e kryeministrit, Albin Kurti.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se arsyeja e mosnënshkrimit të mocionit, është situata me koronavirusin dhe paqartësitë e veprimeve të ardhshme politike.

    “Dua të konfirmoj që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!