Autoritetet në Mal të Zi njoftuan të enjten edhe 8 raste të reja me koronavirus, gjë që e rrit në 10 numrin e të prekurve në të gjithë vendin.
Lajmi u njoftua nga drejtori i Institutit për Shëndetin Publik Boban Mugosha, sipas të cilit të tetë personat që rezultuan pozitivë u ishin nënshtruar testeve. Pothuajse të gjithë rastet e reja janë të lidhur me rastet e para të njoftuara në Podgoricë e Ulqin, raporton Zëri i Amerikës.
Dy rastet e para të infektimit me koronavirus u konfirmuan të martën. Bëhej fjalë për dy gra njëra nga Ulqini, e cila sipas autoriteteve kishte disa kohë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa tjetra nga Podgorica e cila gjithashtu kishte vizituar pak kohë më parë Spanjën. Mjekët infenksionistë thonë se gjendja e tyre është e mirë dhe ato po trajtohen në shtëpi.
Mali i Zi po zbaton aktualisht masa të rrepta për sa i takon qarkullimit të popullatës, grumbullimit apo lëvizjes së saj. Ndërkohë disa qytete po shërbejnë si karantinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.