Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas paraqitjes së një rasti të ri me koronavirus në Kosovë.
Hoti tha se së bashku do ta kalojmë këtë situatë:
“Sonte u konfirmua nje rast në Janjevë të Lipjanit. Dua t’i them Kryetarit Ahmeti dhe familjes së personit të prekur nga covid-19 se do ta kalojmë së bashku këtë situatë.Do jemi me juve, ashtu siç do jemi edhe me Kryetarin e Vitisë Sokol Haliti, të Klinës Zenun Elezaj, të Malishevës Ragip Begaj, të Podujevës Nexhmi Rudari dhe kudo ku paraqiten rastet “, tha Hoti.
Numri dy i Qeverisë shtoi se mjekët po bëjnë përpjekje të mëdha për tu organizuar sa më mirë për të marrë me situatën aktuale dhe që mund të paraqitet.
“I vetëdijshëm së jo gjithmonë jemi në gjendje të plotësojmë të gjitha nevojat siç kërkohet nga ju. Mjekët po bëjnë përpjekje të mëdha për tu organizuar sa më mirë për tu marrë me situatën aktuale dhe që mund të paraqitet. Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta kalojmë sa më parë dhe t’i kthehemi jetës normale, më të mirat e vështirësitë që ka ajo”, tha ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.