Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon është marrë edhe njëherë me situatën politike në Kosovë, pasi që haptaz doli kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë.
Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kësaj radhe ka komentuar protestën e mbrëmshme të qytetarëve kundër zhvillimeve politike, protestë kjo që u mbajt nëpër ballkone dhe dritare
Anipse protesta nuk iu dedikua ndonjë partie specifikisht, Viola von Cramon shpreson që kjo t’i ketë rënë në vesh LDK-së.
“Shumë mirë: Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar kanë alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK do ta vërejë”, ka thënë ajo me anë të një postimi në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.