Papa Françesku priti në një takim në Vatinkan udhëheqësit e dy kampeve kundërshtare në Sudanin e Jugut, të cilët prej 6 vitesh kanë qenë në luftë.
Por ajo që nuk ishte parë kurrë nga Papa, ndodhi pikërisht në këtë takim.
Papa Françesku i puthi këmbët në shenjë lutjeje, që të “ecnin në paqe” dy politikanëve.
“Do të ketë probleme, por nuk do të na kapërcejnë. Zgjidhini problemet tuaja. Kështu, si qytetarë të zakonshëm, do të bëheni ‘etërit’ e kombit tuaj”,- mësohet t’u ketë thënë Papa dy politikanëve.
Që nga 2013 kur shpërtheu lufta civile në Sudanin jugor, më shumë se 380,000 njerëz janë vrarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.