×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thotë se Lajçak është i destinuar për të dështuar

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 19:41

    Ditë më parë Bashkimi Evropian i kishte dhënë dritën e gjelbër, Miroslav Lajçakut, për ta ndihmuar Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borell, si emisar i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi.


    Megjithatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Lajçak është i destinuar për të dështuar.
    Sipas presidentit të vendit, Lajçak kishte dështuar të evitonte votën e Sllovakisë kundër Kosovës në UNESCO.

    Thaçi edhe më herët kishte thënë se BE nuk duhet të ulë nivelin e përfshirjes në dialog me një emisar pa kredibilitet.

    Thaçi pas angazhimit dhe afrimit me Richard Grenell e ka shndërruar Brukselin në një tabelë qitjeje, duke e akuzuar për tradhtinë e liberalizimit dhe vonesat në dialog.

    Madje sipas kreut të shtetit, Kosova nuk duhet të mbështet të ardhmen tek Evropa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!