×
  • Lajme
  • Lajme

    Vota e Xhelal Sveçles në Qeveri mundësoi heqjen e pjesshme të taksës 100%

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 19:46

    Është miratuar heqja e pjesshme e taksës 100% me shumicë votash sot në mbledhjen e Qeverisë.


    Këtë e ka mundësuar vota e ushtruesit të detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Svecla, pasi ministrat e LDK-së nuk votuan.

    Ndaj këtij vendimi kanë abstenuar edhe ministrat e Listës Serbe të Qeverisë Kurti.

    Kjo do të thotë se taksa do të hiqet për lëndën e parë, derisa nga 1 prilli pritet të hiqet tërësisht.

    Mbledhja është mbajt në distancë, bazuar në rregullore.

    Ndryshe, Xhelal Sveçla po ushtron detyrën e ministrit, pasi Kryeministri Kurti, dy ditë më parë shkarkoi nga Ministri i Brendshëm Agim Veliun. Veprim ky që nxiti LDK-në që të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, që tashmë është dorëzuar në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!