×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SHBA-të premtojnë 100 milion dollarë për Shqipërinë dhe vende të tjera në luftën kundër coronavirusit

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 20:00

    Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.


    Lajmin e bëri me dije në një postim në facebook, Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

    Ambasadorja thotë se ndihma amerikane mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.

    “Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, përfundon Yuri Kim.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeopozitarit, Lulzim Basha, i cili ka falenderuar SHBA.

    “Ne nuk jemi vetëm! FalemInderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira”.

    Edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka falenderoi partnerin tonë strategjik për mbështetjen në këto ditë të vështira.

    “Thank You @USAmbAlbania për mbështetjen & vëmendjen në këto ditë të vështira për ne,për ju dhe gjithë globin në përballjen me #Covid_19 Marrëdhëniet mes dy popujve tona & ato mes dy qeverive janë të rëndësisë parësore dhe strategjike.SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!