43 vjeçari nga Gjakova, që rezultoi të jetë kosovari i 24 i prekur me pandeminë COVID-19, është infermier në spitalin rajonal të qytetit “Isa Grezda”, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Në njoftim bëhet e ditur se dy rastet janë raste kontakti, njëra prej tyre me vendbanim në Suharekë, një 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore, 43 vjeç.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se 43 vjeçari nga Gjakova është një infermier i spitalit rajonal “Isa Grezda”.
Sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, infermieri ka raporte shoqërore me çiftin gjakovar, të ardhur nga Gjermania, që po ashtu u identifikuan me Coronavirus, para pak ditësh.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 24 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë.
Gjakovari i konfirmuar sonte me Coronavirus është rasti i parë në Kosovë ku një punëtor shëndetësorë preket nga pandemia që ka shqetësuar të gjithë globin në muajt e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.