Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë edhe një herë thirrje për qytetarët e Kosovës që të jenë të kujdesshëm, sidomos në dy javët e ardhshme, të respektojnë vendimet që Qeveria ka marrë dhe të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur.
Ai ka thënë se Kosova është ende në fazën e parë të përhapjes së pandemisë, por nga shembujt që shohim në botë kurba e përhapjes së virusit di të ndryshojë në javët në vijim, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka kërkuar që të qytetarët të kenë kujdes të shtuar sidomos ndaj të moshuarve, gjersa ka thënë se pikërisht ardhjet nga jashtë kanë sjellë koronavirusin në Kosovë.
“Karantimi është që të kufizohet kontakti fizik, e dimë që ardhjet që janë bërë në Kosovë janë ata që kanë sjellë virusin korona”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.