Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar sot se janë kryer analiza për 30 mostra të dyshuara për koronavirus, 4 prej të cilave kanë rezultuar pozitive, duke çuar kështu në 28 numrin total të të infektuarve, shkruan Reporteri.net.
Nga katër rastet e konfirmuara, dy janë nga Prishtina, të dyja të gjinisë femërore, njëra e moshës 50 dhe tjetra 29 vjeçare, shkruan Reporteri.net.
IKSHP njofton se të gjitha kontaktet tanimë janë gjurmuar.
Kujtojmë se në Prishtinë kishte rezultuar pozitiv një rast edhe javën e kaluar, mirëpo ishte rast i importuar nga jashtë. Bëhej fjalë për një 39-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Londra.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 28 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.