Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar sot se janë kryer analiza për 30 mostra të dyshuara për koronavirus, 4 prej të cilave kanë rezultuar pozitive, duke çuar kështu në 28 numrin total të të infektuarve, shkruan Reporteri.net.
Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania. Bëhet fjalë për një mashkull 32 vjeç, me vendbanim në Bibaj-Ferizaj, duke shënuar kështu rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në Ferizaj, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare. IKSHP njofton se të gjitha kontaktet tashmë janë identifikuar.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 28 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.