Një 32 vjeçar nga Gjermania doli pozitiv në testin për koronavirus.
Për këtë arsye, fshati i tij, Bibaj i Ferizajt, është izoluar.
Komuna e Ferizajt ka kërkuar që banorët e fshatit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre që të shmangin infektimin nga virusi vdekjeprurës.
“Një ferizajas i infektuar me CoronaVirus, ta ruajmë qetësinë, izolohet Bibaj. Nga njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një qytetar nga Ferizaj, me vendbanim në fshatin Bibaj, i moshës 32 vjeçe i ardhur nga Gjermania, është konfirmuar i prekur nga virusi COVID-19”, thuhet në deklaratën e komunës.
“Nga burimet tona,rasti po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së. Tashmë fshati Bibaj është vendosur në karantinë, në izolim të plotë andaj ftojmë qytetarët që të ruajnë qetësinë por njëkohësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për t’iu shmangur përhapjes më të madhe të këtij virusi”, thuhet në njoftim.