×
  • Sport
  • Sport

    Douglas Costa lojtari i radhës tek Juve që thyen rregullat e karantinës

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 19:19

    E filloi Cristiano Ronaldo, e vazhdoi Higuain, e pasuan Pjanic e Khedira, tani radhe edhe për Douglas Costan.


    Pak më parë transmetuam raportimet e mediave italiane lidhur me situatën që po mbretëron në kampin “bardhë e zi”, që duket të mos jetë në nivelin më të mirë të mundshëm.

    Së fundi, ka qenë braziliani Costa që ka thyer rregullat e karantinës, duke u larguar drejt vendlindjes, ende pa u kompletuar faza 14 ditore.

    I gjithë ky frustrim i lojtarëve të Juventusit duket të ketë ardhur pas largimit të Cristiano Ronaldos, i cili menjëherë pas ndeshjes me Interin mori rrugë drejt vendlindjes, madje duke munguar edhe një stërvitje.

    Kujtojmë se futbollistët e Juves kanë kryer testet dhe po presin rezultatet për koronavirus, ndërsa Daniele Rugani veçse ka rezultuar pozitiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!