4 raste të reja kanë kanë rezultuar pozitive me koronavius, duke çuar kështu në 28 numrin total të të infektuarve, shkruan Reporteri.net.
Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania. Bëhet fjalë për një mashkull 32 vjeç, me vendbanim në Bibaj-Ferizaj, duke shënuar kështu rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në Ferizaj, shkruan Reporteri.net.
Si pasojë e kësaj fshati Bibaj tashmë është izoluar.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se i infektuari ka udhëtuar për në Gjermani më 12 mars gjersa në Kosovë, është kthyer dje dhe është futur në karantinë në Qendrën e Studentëve, ku ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
32 vjeçari tashmë është duke u trajtuar në klinikën Infektive.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar si të infektuar me Covid-19, 28 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.