Spitali Regjional i Pejës funksionon me vetëm dy infektologë.
“Marrë parasysh që të gjithë pacientët nga 5 komunat përreth Pejës kërkojnë shërbime aty, numri i infektologëve është shumë i vogël”, thotë drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Skender Dreshaj.
Ai shton se ky spital shumë shpejt do të mbesë me vetëm një infektolog, pasi që njëri do të dalë në pension brenda pak ditëve, raporton KTV.
Shqetësim tjetër për të mbetet edhe më tej fakti që s’ka pasur konkurs për infektolog që tre vjet.
E gjendje më e mirë se në Pejë është në Spitalin Regjional të Gjilanit, aty janë 6 infektologë, por njëri nga ta është në vetizolim, për shkak të kontaktit që ka pasur me personin e parë të konfirmuar me coronavirus.
Përderisa në gjithë Kosovën janë vetëm 47 mjekë specialistë të sëmundjeve infektive.
Me këtë numër, nga Oda e Mjekëve të Kosovës thonë se situata tani për tani do të jetë e menaxhueshme, por shtojnë se ajo mund të përkeqësohet, në rast se rritet numri i të infektuarve me virusin COVID 19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.