×
  • Lajme
  • Lajme

    7 raste pozitive – e shtuna e lajmeve të këqija për coronavirusin në Kosovë

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 0:31

    Ka shkuar në 31 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.


    Rasti pozitiv i fundit është me vendbanim nga fshati Senik – Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.

    “Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv. Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare”, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Dita e shtunë nuk ka dhënë edhe lajme të mira në Kosovë. Janë shtatë raste pozitive që u konfirmuan vetëm në këtë ditë. Dy nga Prishtina, një nga Gjakova, një nga Ferizaj, dy nga Gjilani dhe ky i fundit nga Malisheva.

    Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar. Tashmë janë mbyllë edhe parqet dhe edhe mundësia për të marrë kafe apo ushqim me vete. Kafeteritë e restuarantet janë ndalë qysh kohë më parë. Kryesisht vetëm marketet dhe disa veprimtari tjera, janë ato që punojnë. Ekspertët shëndetësorë, që janë në vazhdimësi duke u përballë me gjendjen kanë thënë se dy javët që po hyjmë janë vendimtare për parandalimin e përhapjes së madhe të këtij virusi. Në këtë drejtim ata kanë bërë thirrje që të qëndrohet në izolim dhe respektim të masave tjera.

    Nga Klinika Infektive kanë njoftuar se gjendja e shumicës së pacientëve është stabile, ndërkohë që më herët ishte raportuar se vetëm rasti i parë, 77 vjeçari nga Stublla e Vitisë është në gjendje më të rëndë. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!